Lajmet e fundit
Muaji i mjaltit është term i cili i referohet periudhës prej 28 ditësh të cilën një çift i porsamartuar e shfrytëzon menjëherë pas ditës së martesës për të vizituar dhe për të qëndruar në një vend në përgjithësi ekzotik dhe romantik.

Pretendohet që muaji i mjaltit mund të jetë udhëtimi me shansin perfekt për të kaluar kohë me partnerin pas ditës më të bukur të jetës suaj e ndoshta kjo është arsyeja që muaji i mjaltit është pjesa e dytë më e shtrenjtë e martesës.
Faktikisht kostoja e muajit të mjaltit në përgjithësi llogaritet si 15 përqind e buxhetit të të gjithë dasmës por çiftet kanë tendencë të ulin ‘’ supozimet’’ për destinacionin e muajit të mjaltit kur shohin faturën e dasmës.
Jane Anderson, organizatore e 101 Honeymoons, tregoi se çiftet me një buxhet modest nuk kanë pse të mos shkojnë në destinacione ekzotike si Maldive, Rebublika Domenikane, Florida etj.