Filmi i shkurtër “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), e artistit Alban Muja këtë javë do të ketë premierën e tij franceze në edicionin e 47-të të festivalit Cinemed - Montpellier International Mediterranean Film Festival, që po mbahet nga datat 17-25 tetor 2025, në Francë.
Ky film që rrëfen një moment kritik nga jeta e piktorit Skender Muja gjatë luftës në Kosovë, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me producent Edon Rizvanollin, dhe është prodhuar nga 038Studio në bashkëprodhim me AsfatFilms, transmeton klankosova.tv.
“Mua besoj më shpëtoi portreti” shfaqet të martën, më 21 tetor, nga ora 14:00 dhe të enjten, 23 tetor, ora 18:15 – shfaqje zyrtare e ndjekur nga një bisedë me publikun./Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.