Lajmet e fundit
Një raport financiar të cilin thotë ta ketë siguruar e përditshmja britanike The Sun thotë se skuadra katalane është në probleme të mëdha financiare.

Barcelona është duke dështuar që treshes sulmuese Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar t’i ofrojë kontrata të reja për t’i mbajtur në klub, raporton The Sun.
Në raport thuhet se pagat e treshes “MSN” marrin rreth 73 për qind të të ardhurave të përgjithshme të skuadrës, që vetëm se do të rritet nëse u ofrohen kontratat e reja për t’i mbajtur në Camp Nou.
Duke e ditur se mënyra e funksionimit të klubit spanjoll nuk i garanton qëndrueshmëri pa ndonjë ndihmë nga jashtë, Manchester City dhe Manchester United janë duke përgatitur oferta të majme për Messin dhe Neymarin. Suarez, nga ana tjetër, mund të shitet gjithashtu nëse ka ndonjë ofertë të mirë.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu insiston deh lojtarët nuk do të shiten, por raporti thotë se kjo është e pamundshme.
Në ndërkohë, fitimet e skuadrave angleze bëjnë të qartë se kalimi i tyre në Angli do të thoshte të ardhura më të mëdha për ta.