Varianti Delta i COVID-19 po konsiderohet nga ekspertët e fushës si më i rrezikshëm se variantet të tjera, prandaj Ministria e Shëndetësisë po i këshillon qytetarët mbi moshën 18 vjeç që të vaksinohen sa më shpejt.
Më një postim sensibilizues në Facebook MSH tregon se marrja e të dy dozave të vaksinës kundër COVID-19 ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat dhe vdekjes.
Ata i bëjnë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën ekosova për tu regjistruar për vaksinim, njofton Klankosova.tv.
Tashmë në platformën e regjistrimit, qytetarët mund të zgjedhin datën dhe orën kur ata dëshirojnë të vaksinohen.
Këtu mund të regjistroheni për ta marr vaksinën kundër COVID-19:
ekosova.rks-gov.net
Në linkun në vijim mund ta shihni videon ku MSH bën thirrje për vaksinim:
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/videos/2607875482854095●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.