Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra ka dhënë një përditësim mbi sfidat me të cilat përballen gratë në Gaza.
Sipas ministrisë, forcat izraelite kanë vrarë rreth 9 mijë gra , duke përfshirë mijëra nëna, gra shtatzëna dhe personel shëndetësor.
Rreth 60 mijë gra shtatzëna në Gaza vuajnë nga dehidratimi, kequshqyerja dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor.
Ndëekaq, kjo ministri tha se rreth 5 mijë gra shtatzëna lindin çdo muaj në kushte të vështira, të pasigurta dhe të pashëndetshme si rezultat i bombardimeve dhe shpërnguljeve.