Ministria e Shëndetësisë ka publikuar katër këshilla se si qytetarët mund të mbrohen nga COVID-19, teksa vend tash e disa ditë është duke regjistruar një rritje enorme të rasteve të reja të infektimit.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz.
Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik aktualisht në vend janë 10 mijë e 684 raste aktive me COVID-19.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.