Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka lansuar katër udhërrëfyesit e parë klinikë, të cilët kanë të bëjnë me menaxhimin e preeklampsisë së rëndë dhe eklampsisë; skrinimin dhe trajtimin e lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës; parandalimin dhe menaxhimin e hemorragjisë primare postparatale; shërbimet e HIV testimit.
Ata përmbajnë statistika për fushat e caktuara, këshilla dhe rekomandime për pacientët.
Me këtë rast, zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, tha se sot është ditë pozitive për shëndetësinë kosovare, derisa shtoi se kanë shtyrë përpara hartimin e udhërrëfyesve klinikë.
“Sot po lansojmë 4 nga 8 udhërrëfyesit sa kemi hartuar deri më tani. Fuqizimi i mëtejmë i kapaciteteve është nevojë e domosdoshme për të kontribuar në hartimin e rrëfyesve adekuatë. Janë hartuar edhe materiale të tjera të nevojshme për ta siguruar zbatimin e të gjitha hallkave të procesit”.
Ky proces, sipas Musës, është në fillim dhe tani duhet të vazhdojë në përdorimin praktik të udhërrëfyesve nga punëtorët shëndetësorë.