Lajmet e fundit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 21 fëmijë palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza ditët e fundit pasi sipas kësaj ministrie, autoritetet izraelite vazhdojnë të bllokojnë dhe kufizojnë ndihmën humanitare.
Në njoftim thuhet se numri i fëmijëve të vdekur mund të jetë edhe më i madh, sidomos në veri të Gazës.
“Numri i vërtetë i vdekjeve për shkak të urisë dyshohet se do të jetë shumë më i lartë pasi shumë palestinezë, veçanërisht në Gazën veriore, përballen me urinë dhe janë pothuajse tërësisht të shkëputur nga ndihma e kufizuar humanitare që hyn në Gaza përmes kalimit jugor të Rafahut”.