Lajmet e fundit
Ti je ai që do të takosh njerëz të ndryshëm gjatë gjithë jetës, e këta njerëz do të jenë ata që do të ndikojnë tek ty gjatë kësaj periudhe.

Ti je ai që do të takosh njerëz të ndryshëm gjatë gjithë jetës, e këta njerëz do të jenë ata që do të ndikojnë tek ty gjatë kësaj periudhe.
Por do të jetë dikush që do të jetë me ty qysh nga momenti që ti ke ardhur në këtë botë, e deri në frymën e fundit, ai njeri do të jetë model i njeriut që të do gjithmonë.
Ajo është një grua e fortë, ajo është shkëmbi i gjithçkaje, ajo është nëna jote, e cila ka rolin kryesorë në ''shfaqjen'' tënde të quajtur jetë.
Ja pse mamaja gjithmonë do të jetë në vendin e parë dhe e pazëvendsueshme.
Mami jote ka qenë aty në fëmijëri, në vitet e adoleshencës dhe më vonë, ajo të ka mbajtur anën kur ke thënë fjalë që nuk i kishe me gjithë mend, ajo të ka fshirë lotët kur ke qarë ditën e parë që ke ikur në kopësht apo në universitet.
Në secilin vendim që ti ke ngrirë kokën për ta bërë, mami jote gjithmonë ka qenë afër teje duke të përkrahur vetëm që t’i të jesh i lumtur, mamaja jote të beson vërtet ty që mund të bësh gjithçka sepse ti je fëmija i saj.
Nuk ka asnjë person që do t’a zëvendësojë mamin, andaj nuk ka asgjë më të mirë në botë se sa të ndash kohën me të, të shëtitësh në park, të bësh një ndalesë në librari, me askënd tjetër nuk është ndjenjë e tillë, ajo të qetëson shpirtin.
Ti nuk e di, dhe nuk e mendon por kur do të dish të vërtetën e ftohtë ose thjeshtë mendimin e saj, ajo gjithmonë ka këshillën më të mirë për ty, ajo të shpjegon që problemet e tua nuk janë fundi i botës. Ajo ka kaluar të gjitha betejat, andaj pas një telefonate me mamin gjithçka do të rregullohet sepse ti e ke atë.
Mami nuk të braktis kurrë, edhe nëse ti bënë shumë çmenduri, të do pa kushte, ajo do të jetë gjithmonë njeriu ku mund të kthehesh dhe një shembull i asaj që do të thotë të duash me të vërtetë dikë.
Pra mbështetja, vetëmohimi dhe dashuria e pafundë i bënë nënat mikeshat më të mira të jetës.