Ekipi gjerman, Bayer Leverkusen, vazhdon të jetë ekipi i vetëm i pamposhtur nga 5 ligat e mëdha evropiane deri më tani këtë sezon.
Gjermanët të udhëhequr nga trajneri Xabi Alonso, kanë regjistruar 15 fitore dhe 3 barazime në Bundelisga, ndërsa në të gjitha garat, kanë 24 fitore dhe 3 barazime.
Leverkusen ka shënuar 85 gola dhe ka pranuar 20 sosh deri më tani.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.