Lajmet e fundit

Një foshnje, e cila nuk mori frymë për 22 minuta pas lindjes, u shpëtua nga një ekip doktorësh në spitalin Rosie në Kembrixh.
Prindërit e vajzës së quajtur “Matilda mrekullia” pasi mbijetoj, i janë falënderues stafit mjekësor për refuzimin që të heqin dorë nga fëmija, shkruan Cambridge-News, përcjell Klan Kosova.
Rachel Norey-it, 34 vjeçare dhe burrit të saj Dan iu ishte thënë të përgatitën për me të keqen pas lindjes së vështirë.
“Kjo është një mrekulli dhe nuk mund ta besojmë se e kemi sot atë në krahë,”-ka thënë e ëma e fëmijës.
Matilda kaloi një muaj në Spitalin Rosie, një javë në spitalin Aleksandra në Harlow dhe më pas u lirua për në shtëpi.

