29.04.2019 · përditësuar para 2630 dite1 min lexim
Rami Malek është paraqitur në qilimin e kuq bashkë me Christian Slater dhe Carly Chaikin, si dhe krijuesin e “Mr.Robot”, Sam Esmail, ndërsa kanë arritur në Tribeca Talks – për të promovuar sezonin e fundit të serialit, të dielën në New York.
Artistët morën pjesë në festivalin e filmit të Tribeca 2019.
Ndërsa ata nuk dhanë shumë informata për sezonin final, Sam tha: “Po përfundon saktë në mënyrën që e kam parashikuar gjithmonë”.
Sezoni i katërt dhe i fundit do të ketë 12 episoda dhe do të dalë gjatë këtij viti.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.