Lajmet e fundit

Kampioni i Italisë, Juventus është mposhtur me rezultat 2:0 nga Marseille në Francë.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Bianconerët para se ata të përballen me Lazion në Shanghai në kuadër të Super Cup.
Ndeshja nuk shkoi mirë për Juven nga fillimi pas Sami Khedira u detyrua ta lë fushën pas lëndimit që pësoi.
Ndërsa edhe Stephan Lichsteiner u ndëshkua më karton të kuq.
Golat për franzezët e Marseille i realizuan Alessandrini në 35’ dhe Barrada në minutën e 84’, transmeton Klan Kosova.
Kjo ndeshje u ndoq nga më tepër se 64.000 spektator.