Lajmet e fundit

Borussia Dortmund ka fituar në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesligës ndaj Hamburg-ut, me rezultat 3:0.
Golat e Castros (13’), Kagawës (81’) dhe Aubameyang (92’) ia siguruan fitoren verdhë e zinjve, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, Bayern Munchen u mposht nga Hoffenheim pas golit të Kramaric në minutën e 21-të.
Bayern pothuajse e ka siguruar fitoren ndërsa Dortmund mbetet një pikë më larg pozitës së tretë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.