Lajmet e fundit

Bayern Munich është mposhtu nga Mainz, në Allianz Arena.
Skuadra mysafire ka dalë triumfuese nga arena e kampionit të Bundesligës, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë edicion në shtëpi.
Golat e Campeiro dhe Cordoba gjetën përgjigjen vetëm nga Robben, duke bërë kështu që udhëtuesit të marrin tre pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmund ka mposhtur Darmastad në udhëtim 2-0, me golat e Ramos dhe Dorm.
Pas kësaj humbje, Bayern mbetet në vendin e parë me 62 pikë, 5 më shumë se sa Borussia Dortmund.