Lajmet e fundit

West Bromwich Albion ka qenë tepër e fortë sonte përballë Arsenal, duke i mposhtur ata me rezultatin 2:1.
Ishte Giroud ai që fillimisht shënoi për Gunners, por që vendasit u kundërpërgjigjen shumë shpejtë, me një gol të Morrison dhe më pas ishte Arteta ai që shënoi në portën e tij.
Në pjesën e dytë nuk ka pasur ndryshim të rezultatit dhe kështu ka përfunduar ky takim.
Në anën tjetër Chelsea ka fituar me rezultat minimal kundër Norwich City, ishte Diego Costa ai që shënoi në pjesën e dytë për The Blues të cilët duket se kanë filluar të këndellen pas fillimit katastrofal që kanë pasur këtë edicion, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=8GH_w1v2uSU
https://www.youtube.com/watch?v=sJ1mpZAjoh8
https://www.youtube.com/watch?v=KA8BVzZpBII