Lajmet e fundit

Leicester ka humbur nga Everton në ndeshjen e vlefshme për Premier Ligë në një takim ku u pa një rrebesh golash në pjesën e parë, në Goodison Park.
Davies kaloi vendësit në epërsi në minutën e parë, ndërsa Slimani dhe Albrighton përmbyzsën rezultatin në favor të Leicesterit me golat e tyre në minutën e katërt dhe dhjetë.
Por Everton u përgjigj me golat e Lukakus (23’) dhe Jagielkës (41’) për ta rikthyer epërsinë.
Një tjetër gol i Lukakus në minutën e 57-të ua siguroi fitoren vendësve.