Sharr Jakupi, Shefi i Kabinetit të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë për t’i paraburgosur tre policët e kidnapuar nga Serbia në territorin e Kosovës.
Përmes Twitterit, ai ka thënë se të njëjtit po mbahen në kushte të tmerrshme.
“Raportime thellësisht shqetësuese lidhur me trajtimin e tmerrshëm të tre policëve tanë të rrëmbyer me forcë nga Republika e Kosovës, aktualisht të ndaluar në Kralevë. Pavarësisht se i është zgjatur 30 ditë paraburgimi për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’, krimi i vërtetë janë kushtet e turpshme që po përballojnë. Të privuar nga ushqimi dhe uji, oficerët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor”, ka thënë Jakupi, raporton Klankosova.tv.
Ajo që e bën situatën edhe më të rëndë, sipas Jakupit, është se njëri nga policët ka nevojë për kujdes mjekësor, por që i njëjti është lënë pas dore.
“Për më keq, një oficer, në nevojë të dëshpëruar për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, duke iu dhënë vetëm një injeksion të pashpjegueshëm që nga ndalimi i tij”, theksoi më tej ai.
Ndërkaq, këshilltari i Gërvallës tha se zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është injoruar tërësisht nga autoritetet serbe në kërkesën e saj për trajtim mjekësor ndaj policëve.
“Fakti që zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd paralajmëroi autoritetet serbe dhe komunitetin diplomatik për nevojën e trajtimit mjekësor, kërkesë e cila vetëm u injorua tërësisht nga autoritetet serbe, është një shqetësim i madh”.
Në fund, ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë sjelljet e Serbisë me zë të lartë dhe të lirohen menjëherë policët.
“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i dënojë me zë të lartë këto mizori dhe t'i bëjë presion Serbisë që të lirojë menjëherë oficerët tanë. Heshtja dhe mosveprimi i barabartë bashkëfajësi”. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.