Piktori i njohur pogradecar, Anastas Kostandini, ka realizuar në murin qendror të bashkisë së Pogradecit një mozaik të cilin e ka titulluar “Iliria”.
Për kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli realizimi i një mozaiku të tillë është bërë i mundur falë bashkëpunimit me piktorin Anastas Kostandini, mozaik që i bën jehonë një prej periudhave me historike.
Piktori i veprave monumentale Anastas Kostandini tha se ka studiuar fort të gjitha veprat e Mitrush Kutelit ashtu siç ka studiuar të gjithë periudhën e Ilirisë, duke filluar me varret e Selcës si dhe periudhën e Enkelejdëvë.
Pafta, e cila daton në shekullit III para Krishtit është e zbukuruar me një skenë luftimi ku luftëtarët ilirë mposhtin armikun, e ndërthurur kjo me elementet mitologjike, siç janë dragoi, grifoni, peshku dhe zogjtë./euronewsalbania/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.