Lajmet e fundit
Sulmuesi i Djajve të Kuq mbushë të 30-tat të shtunën, ndërsa ish menaxheri i tij i ka thurur lavde për karrierën e tij të bujshme.

David Moyes beson se rekordet që Wayne Rooney ka vënë si në skuadër ashtu edhe në kombëtare nuk do të mund të thyhen.
Rooney, që të shtunën feston datëlindjen e 30-të, u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë, duke e kaluar Sir Bobby Charltonin(49) dhe është vetëm 13 gola larg thyerjes të rekordit për klubin(249).
Menaxheri i Real Sociedadit, ish-trajner i anglezit, i ka thurur lavde sulmuesit, rekordet e të cilit ndjen se vështirë do të mund të thyhen.
“Historia e ka gjykuar, sepse kur merr librin e rekordeve emri i tij është aty”.
“Ai e kaloi Sir Bobby Charltonin dhe besoj se do ta thyejë edhe rekordin tek Unitedi”.
“Ëayne ka treguar që përket në atë kastë të golashënuesve që qëndrojnë në majë, për të cilët shkruajnë librat e rekordeve”.
“Por ai nuk ka mbaruar ende”.