Trajneri skocez ka kaluar një kohë në futbollin anglez dhe duket se ai sërish do të rikthehet në ishull.
Nuk bëhet fjalë për një rikthim te Evertoni e as te Manchester United, por është skuadra tjetër e Premier League, Sunderland që po synon ta angazhojë Moyesin si trajner për sezonin e ri.
Moyes ishte trajner në Manchester United, por dështoi të rikthejë këtë skuadër drejtë trofeve dhe për këtë arsye kaloi në La Liga ku me sukses e ka drejtuar skuadrën e Real Sociedad.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.