Lajmet e fundit
Anësori uellsian ishte larg formës së dëshiruar sezonin që shkoi. Por, David Moyes mendon se Bale do të rikthehet fuqishëm.

David Moyes e ka pranuar se ai në disa raste ka tentuar që ta transferoj Gareth Bale, dy sezone më parë, kur ai ishte menaxher i Manchester United.
“Ai është lojtar fantastic. Sezonin tjetër ai do të jetë ndër lojtarët kyq të Realit”.
“Bale është lojtar klasi. U mundova ta transferoj në United, por nuk qe e mundur. Ai kishte vendosur për Madridin”.
“Ai është lojtar që shënon gola, asiston, është i shpejtë dhe shumë i fuqishëm”.
Shefi i pankinës së Real Sociedad mendon se Bale i duhet edhe pak koë të përshtatet plotësisht në Madrid.
“Edhe De Geas iu desh kohë që të ambientohet tek United. Prandaj, Bale duhet të ketë kohë në dispozicion për këtë gjë. Si britanik që luan në një ligë të huaj atij i duhet të shkrihet në kulturën e huaj”.