Lajmet e fundit

Pasi çifti të cilët thonë se janë prindërit e Mowglit publikuan të dhënat e tyre, ata u ftuan të hënën për ta vizituar vajzën e tyre e cila ishte duke u trajtuar në një shtëpi të veçantë fëmijësh, njofton Klan Kosova.
Por pas gjithë kësaj, Mowgli ka nevojë të bëjë një test të ADN-së për të dëshmuar se me të vërtetë është vajza e Ramzanit dhe Nazmas.
https://www.youtube.com/watch?v=WmZwjKW5Ask
Mowgli, tetëvjeçare, javë më parë u gjet nga policia indiane, në një pyll, ku ishte rritur duke jetuar me një tufë majmunësh.
Ajo u pagëzua me emrin ''Mowgli'', njësoj si personazhi në përrallën e famshme të Rudyard Kipling, ku një djalë i humbur në xhungël rritet mes ujqërve, njofton Klan Kosova.