Lajmet e fundit

Trajneri Jose Mourinhi insiston se sulmuesi Wayne Rooney do të jetë ai i cili do ta bartë shiritin e kapitenit edhe më tej te Manchester United.
Kjo pavarësisht se ai e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë te skuadra nga Old Trafford.
“Kapiten është Wayne Rooney nuk ka rëndësi se si e qysh.”
“Nuk ka rëndësi nëse ai është në fushë ose jashtë saj. Ai është kapiteni im, i klubit dhe lojtarëve.”
“Kjo është paska e vështirë, jo secili mund të bëhet kapiten”, ka thënë Mourinho.
Ai ka thënë se anglezi e ka gjtihë respektin dhe mbështetjen e klubit, më tej e ka përshkruar atë si shumë profesionit dhe si njeri që ia don të mirën klubit./Klan Kosova/