Lajmet e fundit

Jose Mourinho i ka dhënë një përgjigje situatës, ku Manchester United pësoi humbje turpëruese nga Chelsea.
Me këtë që ka thënë portugezi, ka sfiduar futbollistët, pas ka kërkuar nga ta që të tregojnë burrëri.
Mou bëri një rikthim jo të këndshëm në Stamford Bridge të dielën, kur pësoi katër gola nga United duke mos arritur që të shënojë një të vetëm.
“Do të doja që të kaloja në ndeshjen e radhës në Premier League. Me një kombinim të rezultateve, boshllëku do të mbulohej me gjashtë pikë.”
“Kemi pasur një periudhë të vështirë. Kemi humbur pikë këtë javë, ashtu si në ndeshjen fenomenale që patëm me Stoke. Na duhet të fitojmë ndeshje.”
“Jemi tejet të pikëlluar, por ju them se kjo nuk është për fëmijë, është për burra, na duhet pra të bëhemi burra për herët tjera”, ka përfunduar Mourinho./Klan Kosova/