Lajmet e fundit
Portugezi ka vazhduar të thumbojë teknikun francez duke theksuar se ai është menaxher në shtigje të shkurtra

Jose Mourinho ka lëshuar kritika të reja në drejtim të Arsene Wenger, duke thënë se ai është gati për dështim, pasi vazhdoi kontratën me Arsenal.
Shefi i Manchester United ka vazhduar të thotë se tekniku francez është menagjer i shtigjeve të shkurtra, duke insistuar se vet gjithmonë përgatit skuadrat për sukses.
Mourinho kurrë nuk ka kaluar më shumë se tre vjet në një klub, ndërsa tani ka një kontratë ta asaj gjatësie kohore në Old Trafford.
"Unë i përgatis skuadrat për sukses. Mendoj që i përgatis në atë mënyrë që kur të largohem menaxheri i ri ta gjejë skuadrën në kulm të formës".
"Nuk mund të rrish dhjetë apo njëzet vjet në një skuadër dhe kur të largohesh nga ajo, të jetë duke dështuar".