Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka refuzuar të përgjigjet rreth gjasave të klubit të tij për ta fituar Premier Ligën stinorin e ardhshëm.
“Nuk dua të përgjigjem në pyetjen tuaj”, iu ka thënë ai gazetarëve në konferencë për media, teksa qëndronte i qetë karshi presioneve të gazetarëve.
United deri tani në këtë afat kalimtar ka bërë tre transfere në vlerë prej 68 milionë funtesh, ku prej tyre më i shtrenjti ishte mesfushori Fred, i cili u transferua për një shumë prej 47 milionë.
55 vjeçari tregoj për ESPN se do të dëshironte t’i kishte edhe dy lojtarë të tjerë në ekip.
Janë disa lojtarë që lidhen me një kalim te Djajtë e Kuq, në mesin e të cilëve edhe braziliani Ëillian, kroati Rebiq dhe belgu Alderëeireld.
Bosi i 21 herë kampionëve të Anglisë gjatë konferencës foli për ndeshjen miqësore me Milanin, që do të luhet të enjten, duke mos u treguar dhe aq i kënaqur me paraqitjen e ekipit në kampanjën në Amerikë.
Ai ka justifikuar se 12 lojtarë të United-it kanë qenë pjesë e kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Gjithashtu, Mourinho ka deklaruar se nuk e ka në dispozicion më shumë se gjysmën e skuadrës,që do të duhej të ishin gati më 9 Gusht.
Manchester United sezonin e kaluar ka përfunduar 19 pikë prapa kampionit, Manchester City, dhe ka humbur në finalen e FA CUP, kundër Chelsea-s.