Lajmet e fundit
Ish-trajneri i Real Madridit është dënuar me mosprezencë në Britannia Stadium, por asistentët e tij janë përgatitur për këtë ndeshje.

Jose Mourinho e ka pranuar se nuk e di nëse do ta shoh përballjen e Chelseas me Stoke Cityn pasi iu refuzua apeli për dënim.
Shefi i Bluve nuk do të jetë në fushë, por gjithka do të jetë në duar të asistentëve të tij, ndërsa ka thënë se ende nuk e di se a do ta shoh ndeshjen apo jo, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kam vendosur. Ndoshta do të ulem në ndonjë kënd dhe ta shoh në iPad, nuk e di”.
“Nëse nuk mund të ndikoj në ndeshje nuk e di se pse duhet ta shoh. Rezultatin live, ndoshta e shoh”.
“Nuk e di. Mbetet të shihet”.