Lajmet e fundit

Jose Mourinho nuk mundi ta pengojë rikthimin e Rooneyt në Everton.
Menaxheri i Manchester United tha që ndjeu nevojën t’i bindet kërkesës së 31 vjeçarit që të kthehet tek klubi i tij i rinisë, pas 13 vjetësh në Old Trafford.
“Nuk është kurrë lehtë ta shohësh një futbollist të madh duke luajtur më pak futboll se sa që do, dhe nuk mund ta pengoja kur më kërkoi që të kthehet te Everton. Do t’i ndjehet mungesa e eksperiencës, fokusit dhe vendosmërisë së tij andaj ia dëshiroj të gjitha të mirat në të ardhmen”, tha portugezi.