Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se blerja e yllit të Barcelonës, Neymar nga klubi që drejton është e pamundur.
Ylli brazilian ka qenë kohëve të fundit i lidhur me një kalim në Old Trafford, ku thuhej se gjiganti nga Premier League po planifikon një ofertë shumë të lartë në mes mezonesh.
Mou ka mohuar të gjitha spekulimet, duke theksuar se blerja e Neymar është shumë vështirë të ndodhë.
“Përherë provoj të jem objektiv dhe pragmatik me klubet dhe pyes ato se çka mund të më japin”, ka thënë ai për ESPN në Brazil, transmeton Klan Kosova.
“Neymar është absurd. Një klub si Barcelona nuk mund dhe nuk do ta humbë Neymar”.
“Po ashtu Messi është ende i ri, por vitet po shkojnë, ai është duke luajtur me të 30-at”, ka thënë “Special One”.
Ai ka thënë se në njëfarë mënyrë Neymar do të jetë zëvendësim për Messi.