Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka mohuar zërat se mesfushori, Paul Pogba ka dëshiruar të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
“Ne jemi bashkë që dy muaj apo më shumë. Ai kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. Kurrë. Ai kurrë nuk më ka thënë mua se dëshiron të largohet”, ka deklaruar portugezi.
Heshtjën e Pogbas për këtë gjë ‘The Special One’ po e merr si dëshirë për të mos u larguar nga Old Trafford.
“Nëse ai nuk më thotë mua se dëshiron të largohet, është për shkakë se ai dëshiron të rrijë. Ky është konkludimi im”, ka shtuar ish trajneri i Real Madrid.
Për shërbimet e Pogbas këtë verë pati të interesuara shumë ekipe evropiane, por në fund ai vendosi të qëndrojë në Manchester.