Lajmet e fundit

Jose Mourinho po e monitoron situatën e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, dhe po pret se çfarë do të ndodhë me të, sipas raportimeve nga AS.
Për dallim nga epoka e tij e parë te Të Bardhët, Zidane nuk po duket të ketë sukses në rikthimin e tij te madrilenët, pasi që numëron rezultate dëshpëruese deri tani.
Në anën tjetër, portugezi është i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u shkarkua nga Manchester United, dhe i ka refuzuar një sërë ofertash këtë verë.
Ish-trajneri i Mbretërve respektohet në “Santiago Bernabeu”, dhe do të kishte qenë i lumtur në rast se i jepet mundësia që të kthehet tek ta.