Lajmet e fundit
Mesfushori, Frank Lampard mendon se skuadra kampione e Premierligës duhet të jetë krah portugezit, megjithë humbjen 2-1 të hënën nga Leicester City.

Frank Lampard ka kërkuar nga Chelsea që të jetë krah Jose Mourinhos, megjithëse skuadra kampione e Premierligës të hënën pësoi disfatën e nëntë këtë edicion.
Chlelsea kampanjën e dobët 2015-16 e vazhdoi në King Poëer Stadium, duke u mposhtur 2-1 nga Leicester City, duke e lënë Mourinhon dhe djelmoshat në pozitën e 16-të në tabelë.
Disfata e vuri portugezin – që tha se ndjehet i “tradhtuar” dhe “turpëruar” pas humbjes së fundit – nën presion akoma më të madh, por ai ende e ka përkrahjen e legjendës së klubit Lampard.
“Kemi qenë në pozitë të tillë edhe më herët, kur menaxherët janë ndërruar në mes të sezonit”.
“Nuk e di sa shpesh mund të bëhet kjo gjë”.
“Jose u kthye për planet afatgjata. Çka mund të fitohet nëse ai largohet tash”.
“Chelsea nuk do të arrijë të renditet në pozitat e para, por jam i bindur që Roman Abramovich do të shikojë çfarë ndodhë në fund të sezonit”.
“Nuk ka arsye për të bërë ndërrime kur nuk mund të ndikohet asgjë”.