Lajmet e fundit

Manchester United beson se trajneri Jose Mourinho e ka të kompletuar skuadrën që të garojë për titullin e Premier League.
Kështu që ata nuk e kanë ndërmend që të përforcohen në afatin e Janarit, edhe pse në vetëm një javë kanë pësuar tre humbje, gjë që ka bërë që Jose të jetë nën presion.
Klubi shpenzoi shumë këtë verë, që të sigurojë se portugezi e ka bërë skuadrën e kompletuar.
Por pavarësisht rezultateve të deritanishme dhe atyre në vijim, Mourinho nuk do të mund të sjell emra të rinj në Old Trafford./Klan Kosova/