Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka në dorë 80 milionë euro të cilat mund t’i shpenzojë në afatin e janarit.
Kjo shumë do të harxhohet pasi që United dëshiron të qëndrojë në garë për titullin e kampionit, shkruan Sun, përcjellë Klan Kosova.
Portugezi pritet që të sjell disa futbollistë që të rrisë skuadrën për ta rivalizuar Manchester City-n.
Ai ka në cak një mbrojtës të majtë, një anësor të djathtë dhe një mesfushor kreativ në rolin e 10-shit.