Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se sulmuesi Romelu Lukaku duhet të jetë ‘i paprekshëm’ nga kritikat e tifozëve.
Blerja 75 milionëshe e verës, prej Everton ka shënuar 11 gola në dhjet ndeshjet e para në Premier League – por asnjë në pesë të fundit, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
“Çka ka bërë ai për ekipin është fantastike dhe për një sulmues nuk nënkupton vetëm shënimi i golave”, ka thënë Mourinho.
“Mendoj që Lukaku është një prej futbollistëve që duhet mbetur i paprekshëm në termat e respektimit nga secili”, ka shtuar ai.