Lajmet e fundit
Mbrojtësi i krahut të majtë pritet të kthehet në Madrid, lëvizje që mund të bëhet zyrtare të mërkurën.

Chelsea është duke kërkuar një mbrojtës të krahut të majtë, pasi Felipe Luis pritet të largohet në ditët e ardshme sipas Jose Mourinhos.
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka konfirmuar se klubi është në negociata për të kthyer në Vincente Calderon 29 vjeçarin, pas vetëm një sezoni të kaluar në Premier League.
Të dielën, Mourinho insistoi se Filipe Luis do të largohet nga Chelsea vetëm nëse Chelsea pranon ofertë të kënaqshme, duke njoftuar gjithashtu se edhe Mohamed Salah mund të largohet nga klubi.
"Tani për tani, ne kemi nevojë për një mbrojtës të majtë, pasi Luis do të largohet të mërkurën".
"Duhet të hulumtojmë tregun dhe të gjejmë një mbrojtës të krahut të majtë, pasi në pozitat tjera qëndrojmë mirë".
Mbrojtësi i Augsburg, Baba Rahman raportohet të jetë zëvendësim i mundshëm i brazilianit.