Lajmet e fundit
Ish menaxheri i Chelsea dhe Inter ka folur për disa lojtarë me të cilët ka punuar gjatë karrierës, duke e renditur mesfushorin e New York City FC si njërin ndër më të mirët.

Jose Mourinho ka thënë se Frank Lampard ka qenë lojtari më i mirë i Premierligës për një dekadë.
Ish shefi i Chelsea dhe Inter, që është shumë i lidhur me një kalim tek Manchester United, ka folur për disa futbollistë të cilët i ka menaxhuar, duke e renditur anglezin si njërin ndër më të mirët.
“Tek Chelsea, në periudhën time të parë, Frank Lampard ka qenë ndoshta lojtari më i mirë i Premierligës për një dekadë”.
Lampard ka shënuar 177 gola në 609 paraqitje në Premierligë, duke fituar tre tituj, para se të transferohej tek New York City FC më 2015.