Lajmet e fundit
I veçanti beson se mosdhënia e penaltisë ndaj Dinamo Kievit është e krahasueshme me vendimin e gjyqtarit që eliminoi Skocinë nga Kupa e Botës.

Jose Mourinho e ka lidhur dështimin e Damir Skominas për t’i dhënë penalti Chelseas me atë që e eliminoi Skocinë nga Kampionati Botëror.
Në fundjavë skocezët vuajtën pas vendimit të çuditshëm të gjyqtarit Craig Joubert për t’i dhënë penalti Australisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Tani Mourinho e ka tërhequr një paralele mes dy ngjarjeve duke i quajtur të ngjashme.
“Ne luajtëm mirë. Patëm kontrollin për 75 minuta. Goditëm shtyllën dhe do të duhej të akordohej një penalti në favor tonin”.
“Ishte penalti e qartë. Nuk e di se si nuk e pa apo ndoshta nuk ka dashur ta akordojë”.
“Një gabim i kushtoi Skocisë. Një gabim na kushtoi neve”.