Lajmet e fundit

Jose Mourinho ka pohuar se Manchester United do të takohet me një kundërshtarë të fort të dielën.
Fjalën këtu portugezi e ka pasur për ish-klubin – Chelsea, të cilin e presin në Old Trafford në fundjavë, shkruan SkySports, transmeton Klan Kosova.
“Kur ende matematikisht është e mundur për të përfunduar në top katërshe, mendoj se nëse luajmë për Chelsea me formacionin e dytë, do të më vrisni. Futbolli vendas do të më vriste”, ka thënë Mourinho, duke lënë të nënkuptohet se do të përzgjedh më të mirët e mundshëm për këtë ndeshje.
“Nuk ka arsye për të mos provuar kur matematikisht është e mundur. Nëse në një moment të caktuar të sezonit ne nuk kemi shanse për të arrirë top katërshen, por që jemi në Europa League, askush nuk mund të na kritikojë”, ka thënë “Special One”.
Ai ka pohuar se shpreson që për këtë ndeshje të mos kenë probleme me lëndime.
“Shpresoj që futbollistët do të tregojnë karakter mahnitës për të vazhduar tutje. Deri sa të jetë e mundur ne do të luftojmë për top katërshe”.
Portugezi ka treguar po ashtu se për sfidën kundër The Blues nuk do të mund të llogaris në kapitenin Wayne Rooney.