Lajmet e fundit

Carlo Ancelotti mund të zërë vendin e Jose Mourinhos, por vetëm me një kusht. Strategu italian nuk kërkon që të jetë një trajner i përkohshëm, por kërkon një kontratë afatgjatë me Blutë e Londrës.
Mourinho për momentin e ka çuar ekipin e tij në vendin e 15-të në tabelën e renditjes në Premier League. Një vend që nuk mund të tolerohet më nga drejtuesit e Chelseat. Kujtojmë që edhe Ancelotti ka qenë pjesë e Chelseat në sezonin 2009-10, por pas një viti pati të njëjtin fat si Mourinho.
Ancelotti nuk ka drejtuar asnjë skuadër që nga vera, kur la skuadrën e realit të Madridit, transmeton albeu.com