Lajmet e fundit
I biri i menaxherit të Chelsea, Jose Mourinho Jr, edhe njëherë e ka shprehur mbështjetjen e tij për Barcelonën dhe Leo Messin.

Jose Mourinho Jr ka postuar fotografi ku shihet duke veshur fanellën e Barcelonës, por këtë herë me emrin e Messit, gjë që ka bërë që kjo të shpërndahet sakaq gjithandej.
https://twitter.com/FFC_JM/status/635106352092835841
I riu i lindur në Barcelonë, gjithmonë ka shprehur përkrahjen e tij për blaugranat kur ata kanë fituar trofe.
Mourinho Jr është për momentin gardian i Fulhamit për grupmoshat U16.
Kjo s’është e para herë që i biri i ‘Special One’ tregon admirimin e tij për Messin dhe Barçën. Në fakt, kur skuadra fitoi Superkupën e Europës ai shkroi: “Skuadra më e mirë në botë me të parin e botës... FC Barcelona! Leo Messi dhe kampionët!!”