Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq do të mundohen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e uellsianit me trajtimin që po i bëjnë Topçinjtë për ta blerë gjatë afatit kalimtar të verës

Jose Mourinho është i gatshëm të shfrytëzojë mungesën e bisedave serioze për kontratë të re, në mënyrë që të transferojë mesfushorin e Arsenal, Aaron Ramsey.
Ramsey ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Mourinho mendon se uellsiani mund ta përdor këtë gjë për të kaluar në Old Trafford gjatë verës.
Mesfushori, që e ka pranuar se bisedat për kontratë të tij janë bërë pas Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, është duke u përcjellë me kujdes edhe nga Chelsea.