Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Shqipërisë shihet nga portugezi si zëvendësues i mundshëm i Smalling dhe Darmian, që nuk janë në planet e tij

Jose Mourinho ka shënjuar mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj si zëvendësues të Chris Smalling dhe Matteo Darmian, të cilët nuk janë në planet e strategut portugez.
Të dy mbrojtësit e United pritet të largohen që në muajin janar, ndërkohë që në vendin e tyre pritet afrimi i futbollistit të Napolit.
United ka gati plotë 25 milionë paund për kartonin e tij, ndërkohë që klauzola e Napolit është 50 milionë euro.
Kujtojmë që Napolit i ka kushtuar vetëm 5 milionë euro kur e mori nga Empoli.