Lajmet e fundit
Menaxheri portugez ka thënë se sulmuesi është përshtatur mirë dhe beson se qëndrimi i tij mund të jetë më i gjatë se kontrata aktuale.

Jose Mourinho nuk ka dyshime se qëndrimi i Zlatan Ibrahimoviq tek Manchester United do të jetë më i gjatë se një edicion.
Suedezi ka nënshkruar kontratë njëvjecare me Djajtë e Kuq, por megjithëse është 34 vjecar, ai nuk ka treguar shenja të rënies nga forma.
Dhe Mourinho është i bindur se Ibra do të qëndrojë më gjatë në Old Trafford.
"E kam pyetur për familjen, pasi e di sa i rëndësishëm është integrimi i përgjithshëm për të dhe deri tani gjithcka është në rregull".
"Ai është shumë i motivuar, ndaj e shoh këtu edhe për dy edicione".