Lajmet e fundit

Jose Mourinho ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan do të luajë për Manchester United kundër Feyenord.
Po ashtu portugezi ka treguar se pse nuk e ka inkuadruar Henrikh Mhitaryan në ndeshjen e fundjavës ndaj Arsenal.
“I kam thënë atij se do të jetë i përfshirë në ndeshjen kundër Feyenord. Tash është duke punuar”.
“Qartë duket se nuk është i lumtur por që frustrimin e tij po e kthen në të mirë, punon fort dhe provon të përshtatet”.
Kurse kundër Arsenal, Mou ka treguar se nuk e ka përfshirë pasi ndeshja ka qenë me presion të lartë./Klan Kosova/