Lajmet e fundit

Jose Mourinho do të ishte i hapur për t’u rikthyer te Chelsea edhe për një epokë të tretë me Të Kaltrit, pohon The Sun.
I Veçanti u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, dhe është i papunë që nga ajo kohë.
Janë disa klube që është përfolur se mund ta marrin Mourinho-n, përfshirë këtu edhe Lyon, Benfika e Newcastle United.
Sidoqoftë, ai mund të rikthehet sërish tek Të Kaltrit të cilët duket se kanë pranuar ta lënë Maurizio Sarrin të largohet drejt Juventusit.