Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i hapur që ta shesë këtë verë mbrojtësin Eric Bailly, sipas The Independent.
Mourinho është frustruar me ish-futbollistin e Villarrealit, pasi që nuk po mundet të llogarisë në të që të mbetet 100 përqind i gatshëm për periudha të gjata.
Ndërkaq, pasi që po përflitet për një transferim të mundshëm të futbollistit të Tottenham Hotspur te United, Toby Alderweireld, atëherë Bailly mund të bëhet i tepërt në “Old Trafford”.