Lajmet e fundit
Shefi i Bluve ishte i çliruar pas fitores së skuadrës së tij dhe ka thënë se ajo ishte për fansat e rinj që e kanë pasur të vështirë kohët e fundit.

Jose Mourinho ishte i lumtur që Chelsea fitoi në përballjen me Dynamo Kyivin.
Blutë fituan 2-1 ndaj skuadrës ukrainase të mërkurën në Ligën e Kampionëve, e dyta në nëntë ndeshje në të gjitha garat.
Mourinho ishte i kënaqur me karakterin që treguan djelmoshat e tij.
“Është e lehtë për fëmijët të shkojnë në shkollë kur Chelsea po fiton, por aspak e tillë për 10-12 vjeçarët kur humbet ndeshjet”.
“Me gjasë ata janë duke u tallur nga miqtë e tyre skuadrat e preferuara të të cilëve po fitojnë ndeshjet”.
“Është ndjenjë e mirë kur e kupton që fansat janë me ty si në fitore ashtu edhe në humbje”.