Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, iu ka dhënë fund spekulimeve që e lidhin Marouane Fellainin me një kalim te Galatasaray duke thënë se do të ishte më lehtë për klubin turk që ta transferonte atë si menaxher se sa si lojtar.
“Është më lehtë për Galatasaray që të më marrin mua se sa Marouane”, iu tha Mourinho reporterëve pas fitores 3:0 të United në miqësoren ndaj klubit belg, Valerenga.
“Harrojeni. Ai është shumë i rëndësishëm për mua”, shtoi portugezi.